Aksident në Bulqizë, makina përplaset me furgonin, ka të plagosur

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 08:22 | Kronikë
Aksident në Bulqizë, makina përplaset me furgonin, ka të

Një aksident është regjistruar, mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, ku është përplasur një mjet me furgonin.

Si pasojë e përplasjes është lënduar një person, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Bulqizë/informacion paraprak: Rreth orës 07:50, aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, janë përfshirë në një aksident  automjeti tip furgon me drejtues shtetasin B.D., me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.F. Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i lënduar vetëm shtetasi B.D., i cili po marr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos