
Është përfshirë nga flakët një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia, në Vlorë. A2 CNN raporton se incidenti ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit sotëm pranë ish-Kombinatit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth. Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë kanë qenë të konsiderueshme.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që ekspertët të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)