Në epokën e mendjes, të rinjtë shqiptarë shkojnë përtej digjitales duke prekur edhe robotikën

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 17:34 | Ekonomi
Në epokën e mendjes, të rinjtë shqiptarë shkojnë

Roboti bën melodi të ndryshme në programin që ka marrë. Në këtë rast do bëj zëra të ndryshëm macesh, kur është si qenë e njëjta ide por e përshtatur me zërin e qenit.

Ky është një robot edukues, i krijuar nga dy të rinjtë Kristina dhe Geiv Tomço, për të sjellë teknologjinë më pranë edhe për fëmijët e vegjël. Ideja e krijimit të këtij biznesi nisi 5 vjet më parë, për të larguar fëmijët nga ekranet e celularëve dhe përballjen e tyre me teknologjinë e duhur.

Ne prezantojmë robotikën që në moshën 4-6 vjeç. Për këto mosha është krijuar enkas ky robot i cili kontrollohet me telekomandë për të shmangur përdorimin e ekraneve të ndryshme.

E thjeshtuar për fëmijët por edhe për adoleshentët, dy të rinjtë kanë përshtatur teknologjinë dhe inovacionin në këta robotë, dhe vullnetarisht i kanë prezantuar këto njohuri në kopshtet por dhe shkollat publike edhe për këto grupmosha.

Çdo fëmijë që mund të ketë një imagjinatë të caktuar, e modelojmë në 3D dhe më pas e printojmë fizikisht dhe e gëzojnë në duart e tyre në fund.

Problem për ta mbetet mungesa e fondeve, për ta zhvilluar këtë sipërmarrje më tej në ndihmë të shumë të fëmijëve që s’janë në kontakt me teknologjinë.

Pse jo biznesi im të japi këto njohuri në qendrat sociale te fëmijët që nuk kanë akses. Pse jo mos të shkoj me një mjet në qytete të ndryshme dhe të japim këto njohuri edhe në periferi, ata janë të izoluar e se kanë këtë teknologji si në Tiranë.”

Nga ana tjetër dhe të rinjtë sipërmarrës të cilët mund të kenë përfituar të paktën njëherë nga grantet e qeverisë për start-upet thonë se mbështetja është e vogël.

Mendoj që ka nevojë për financime dhe mbështetje të vazhdueshme që ti japi shtysë një start upi, pasi 3-5 vjet është ajo periudha që një start-upe o ecën para e bëhet një histori suksesi, ose kthehet mbrapa në pikën e fillimit.

Ëndrra e tij për ndërtimin e një sipërmarrje dronësh në Shqipëri e riktheu Arbi Bamllarin nga studimet jashtë vendit. Tashmë ai ka krijuar dronin e parë “Made in Albania”. Por mungesa e financimeve ngelet një problem për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos