Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 40%
  • Modern 7%
  • I trashëguar 13%
  • Unik 40%

UEFA vlerëson Kombëtaren, publikon “golazot” kuqezi të kualifikueseve

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 16:19 | Futboll
UEFA vlerëson Kombëtaren, publikon “golazot” kuqezi

Profili zyrtar i Kampionatit Evropian në Tëitter, UEFA EURO 2024, ka postuar një “threads” me golat më të bukur të Kombëtares sonë në kualifikuese.

Janë 3 video të postuara nga profili i UEFA-s, ku shihet goli i Jasir Asanit ndaj Polonisë, goli tjetër i Asanit ndaj Moldavisë dhe ai i Nedim Bajramit, po ndaj Moldavisë.

“Golazot” shqiptarë në kualifikueset e Evropianit”, shkruan UEFA në shkrimin shoqërues të golave fantastikë të kuqezinjve.

Shqipëria kryeson Grupin E të kualifikueseve, me 10 pikë pas 5 ndeshjesh, duke lënë pas Republikën Çeke dhe Moldavinë, me nga 8 pikë secila.  

THREAD: ?? Albania golazos in #EURO2024 qualifying ? @FSHForg

1. Jasir Asani vs Poland ? pic.twitter.com/JqOdWl50Qk

A2 CNN Livestream

A2 Business