Ministeriali Euro-Ballkanik, Mete: Kemi mbetur ende të kufizuar te rajoni, të synojmë tregun europian

Nga A2 CNN
26 Shtator 2023, 15:51 | Ekonomi
Ministeriali Euro-Ballkanik, Mete: Kemi mbetur ende të kufizuar te rajoni,

Nga Forumi i Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, kërkoi më shumë punë në drejtim të prekjes së tregjeve europiane.

Ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bëri thirrje për një proces më të qëndrueshëm me burime të gjelbra për përballimin e goditjeve klimatike.

“Për momentin, përafrimi i hershëm me tregun e vetëm të bashkimit Europian realizohet përmes marrëveshjeve tregtare ndërmjet BE-së dhe kandidatëve të stabilizim asocimit dhe marrëveshjes tregtare Cefta ndërmjet vetë kandidatëve. Këto nisma kanë qenë të dobishme për të mundësuar një nivel të parë të shtrirjes ekonomike dhe një zonë të tregtisë së lirë. Por ne të gjithë e kuptojmë se pritet më shumë. Për bizneset tonë, një integrim i përshpejtuar do të thotë akses me një treg me më shumë se 450 milionë konsumatorë”, tha Mete.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi