Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Shembet çatia e Kishës gjatë pagëzimit, të paktën 9 viktima

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 08:10 | Bota
Shembet çatia e Kishës gjatë pagëzimit, të

Të paktën 9 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja, pas shembjes së çatisë së një Kishe në Ciudad Madero të Meksikës.

Sipas mediave lokale, të paktën 49 persona janë dërguar në spitalet e zonës, ndërkohë që në Kishë në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm më shumë se 100 besimtarë të cilët po merrnin pjesë në një pagëzim.

Autoritetet lokale raportojnë se shkak për shembjen e Kishës mund të ketë qenë vjetërsia e strukturës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e personave të tjerë, të bllokuar në rrënoja.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi