Sulmi terrorist në Veri, Kurti publikon dokumentet sekrete: Terroristët synonin krijimin e një korridori për të futur armë dhe trupa

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 08:41 | Kosova
Sulmi terrorist në Veri, Kurti publikon dokumentet sekrete:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se Policia e ka konfirmuar që ky sulm ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme.

Kurti ka shkruar se kjo do të pasonte me krijimin e një korridori për në Serbi, i cili do ta mundësonte furnizimin me armë dhe trupa.

“Bazuar në dokumentacionin e konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”.

Based on confiscated documentation, @Kosovo_Police have confirmed that the terrorist attack was part of a larger plan to annex the north of Kosova via a coordinated attack on 37 distinct positions. Establishing a corridor to Serbia would follow, to enable supply of arms & troops.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli