Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkon mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.
“Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE-ja e ka zhvilluar”, tha Bardhi.
“Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën”, shtoi deputetja Jorida Tabaku.
Mirëpo, sipas tij, kjo kërkesë nuk ka gjetur dakordësinë nga socialistët. (A2 Televizion)