Turisti amerikan shkatërron statujat e lashta në muzeun izraelit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 15:30 | Bota
Turisti amerikan shkatërron statujat e lashta në muzeun izraelit

Një turist amerikan u arrestua në Jerusalem për vandalizimin e statujave të lashta romake. Ai besonte se këto statuja ishin “blasfemuese” dhe shkelnin Torën, ligjin e shenjtë hebre që Moisiu u dha izraelitëve.  

Sipas një njoftimi të Muzeut të Izraelit, 40-vjeçari u arrestua pasi shkatërroi dy prej ekspozitave antike në koleksionin e tij. Më konkretisht, bëhej fjalë për dy statuja të lashta romake që datojnë në shekullin II pas Krishtit.

Fotot e publikuara nga autoritetet lokale tregojnë statujat e dëmtuara të shtrira në tokë.

“Ky është një rast tronditës i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për këto lloj veprimesh nga ekstremistët fetarë”, tha kreu i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit për incidentin.

Në një deklaratë, muzeu e përshkroi sulmin si “serioz” dhe “alarmant”.

Këto statuja janë transferuar tashmë në laboratorin e konservimit të muzeut për t’u restauruar nga ekspertët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos