Sulmet me raketa në Izrael, reagon Ministrja e Jashtme: Nuk ka asnjë shqiptar të lënduar deri tani

Nga A2 CNN
7 Tetor 2023, 08:03 | Bota
Sulmet me raketa në Izrael, reagon Ministrja e Jashtme: Nuk ka asnjë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për situatën e rëndë në Izrael ku me qindra persona janë plagosur, ndërsa ka edhe viktima, si pasojë e sulmeve me raketa nga Hamasi.

Ministria bën të ditur se deri tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.

Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, mbyllet reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos