Vazhdojnë reagimet ndërkombëtare lidhur me atë që po ndodh mes Izraelit dhe forcave palestineze.
Më shumë ndihmë amerikane për Izraelin mund të vijë shumë shpejt, thotë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Kurse presidenti Iranian, Ebrahim Raisi, ka folur me liderin e grupeve militante palestineze Hamas dhe Xhihadit Islamik.
Nuk dihen detaje të bisedës, por Teherani zyrtar ka shprehur mbështetje publike për sulmin e tyre të armatosur të së shtunës.
Pas reagimeve të shumta ndërkombëtare lidhur me atë që po ndodh mes Izraelit dhe palestinezëve, janë organizuar dhe disa manifestime. Qindra mbështetës të Izraelit u mblodhën në Portën e Brandenburgut të Berlinit për të protestuar kundër sulmeve të Hamas. Sakaq, gjatë një tubimi në Bejrut, Hezbollahu premtoi mbështetje për palestinezët e Gazës.
Ndërkohë, në Egjipt ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një polic ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 2 turistë izraelitë dhe guidën e tyre egjiptian. (A2 Televizion)