Drejt Izraelit lëshohen raketa edhe nga Libani jugor

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 15:00 | Bota
Drejt Izraelit lëshohen raketa edhe nga Libani jugor

Disa raketa janë nisur drejt Izraelit nga Libani jugor, raporton Reuters, duke cituar tre burime të sigurisë. Një burim sigurie tha se bombardimi u krye nga fraksionet palestineze.

Granatimet po goditnin zonën jugore nga e cila u lëshuan raketat. Është dita e tretë radhazi e dhunës përgjatë kufirit Libano-Izraelit, me ditën e djeshme më vdekjeprurëse që nga lufta e vitit 2006.

Gjashtë persona u vranë, tre anëtarë të Hezbollahut, një oficer izraelit dhe dy militantë palestinezë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos