Hamasi ka njoftuar të martën se nuk do të negociojë për të burgosurit izraelitë që po mban. Kreu i zyrës politike të Hamasit, Ismail Haniyeh shtoi se negociata nuk do të ketë deri në përfundim të luftës.
“Kjo dosje nuk do të hapet deri në fund të betejës. Dhe kjo do të bëhet vetëm për një çmim të caktuar.”
Megjithatë, Haniyeh tha se grupi militant është i hapur për diskutime për armëpushimin.
I pyetur nëse grupi islamik synonte të diskutonte një armëpushim të mundshëm, zëdhënësi tha se ata ishin të hapur për “diçka të tillë” si dhe për “dialog politik”.
Kujtojmë se mes pengjeve nuk ka vetëm ushtarë, por edhe fëmijë. Sipas vlerësimeve të Izraelit, Hamasi po mban 100 deri në 150 persona peng. (A2 Televizion)