Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 0%
  • Shpesh 50%
  • Asnjëherë 50%

Mbështeti sulmin e Hamas mbi Izraelin, Playboy i ndërpret kontratën Mia Khalifas

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 11:44 | Bota
Mbështeti sulmin e Hamas mbi Izraelin, Playboy i ndërpret

Revista për të rritur “Playboy” ka njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve kontraktuale me ish-yllin libanezo-amerikan të filmave për të rritur, Mia Khalifa, për shkak të mbështetjes së saj ndaj sulmit të Hamasit mbi Izraelin.

Në një e-mail dërguar anëtarëve të abonuar në buletinin e tyre, Playboy njofton se ka ndërprerë marrëdhënien me Mia-n dhe gjithashtu ka fshirë kanalin e saj në platformën e tyre.

Sipas tyre, vendimi është marrë pasi ata ndjekin një politikë me zero tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes.

Ne po ju shkruajmë sot për t’ju njoftuar për vendimin tonë për të ndërprerë marrëdhënien me Mia Khalifa. Kjo përfshin fshirjen e kanalit të Mia Khalifa-s në platformën Playboy. Mia ka bërë komente të neveritshme dhe të qortueshme, duke manifestuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe vrasjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm“, thuhet në njoftimin e revistës së njohur.

Vetë modelja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të postimeve të saj në mbështetje të hapur për grupin militant palestinez Hamas, pas sulmit vdekjeprurës të së shtunës.

Nëse mund ta shihni situatën dhe të mos jeni në anën e palestinezëve, atëherë jeni në anën e gabuar të aparteidit dhe historia do ta tregojë këtë me kohën”, tha ajo në një postim në platformën X.

Khalifa madje u kërkoi luftëtarëve të Hamasit që me telefonat e tyre të filmojnë horizontalisht ekzekutimet që bëjnë.

A mund t’u thotë dikush, ju lutem, luftëtarëve të lirisë në Palestinë të kthejnë telefonat e tyre dhe të filmojnë horizontalisht. Unë thjesht dua të sigurohem se ka pamje 4k të njerëzve të mi që thyen muret e burgut të hapur në të cilin janë vendosur pasi janë dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre dhe në mënyrë që të kemi opsione të mira për librat e historisë që do të shkruajnë se si u çliruan nga aparteidi”, shkroi Khalifa në X.

Kjo gjuhë e përdorur prej saj, ka bërë që Khalifa-s t’i ndërpritet edhe një  kontratë me podkasterin me bazë në Kanada dhe prezantuesin e radios Todd Shapiro.

Shapiro dënoi postimet e saj në ish-Twitter duke i konsideruar “të tmerrshme”.

Ditari A2 CNN