
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare të shtetasit me iniciale L.B., dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Greqi.
Nga hetimi i gjithanshëm pasuror i prokurorisë, dyshohet se pasuritë e mëposhtme, në zotërim të subjektit të dyshuar L.B. dhe familjarëve të tij, e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal i vazhdueshëm i shtetasit L.B.
Pasuritë e sekuestruara janë:
Të gjitha këto pasuri kapin vlerën e mbi 3 milionë eurove. (A2 Televizion)