Gaza, një rrënojë në ankth, imazhet pas bombave të Izraelit

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 16:56 | Bota
Gaza, një rrënojë në ankth, imazhet pas bombave të

Në fotogalerinë e mëposhtme mund të shihni atë që ka mbetur nga disa zona të Gazës, pas sulmeve ajrore të Izraelit, një kundërpërgjigje kjo ndaj operacionit të së shtunës të Hamas, ku u vranë qindra civilë izraelitë dhe një numër ende i paqartë u mor peng.

Mbrëmjen e së hënës, Izraeli bombardoi të paktën  200 objektiva në Gaza, teksa kryeministri Netanjahu premtoi më herët se hakmarrja izraelitë do të ndryshojë tërësisht historinë në Lindjen e Mesme.

Ai gjithashtu iu kërkoi të gjithë palestinezëve që nuk e mbështesin Hamasin, të largohen nga vendi, pasi goditja do të jetë tepër e fortë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos