
Rrëfime të tmerrshme vijnë nga dëshmitarët që përjetuan sulmin e mijërave terroristëve të Hamasit ditën e shtunë, në qytetet kufitare të Izraelit.
Teksa numri i viktimave mes civilëve ka shkuar mbi 800, raportohet se të paktën 40 prej tyre janë fëmijë të mitur.
Tabloja më tragjike paraqitet në vendbanimin e Kfar Azza, ku ushtarë izraelitë deklaruan për mediat vendase dhe ndërkombëtare se kanë gjetur trupat e masakruar të disa fëmijëve të pafajshëm.
Sipas tyre, familje të tëra ishin eliminuar pa asnjë motiv, teksa bilanci i fataliteteve pritet të rritet pasi shumë njerëz ende mungojnë në apel. (A2 Televizion)