Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 83%
  • E pamundur 17%

U zunë për ullinjtë, 3 vëllezërit në Pogradec plagosin me thikë një 29-vjeçar

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 13:42 | Kronikë
U zunë për ullinjtë, 3 vëllezërit në Pogradec

Tre vëllezër në Pogradec kanë plagosur me thikë një 29-vjeçar. Mësohet se vëllezërit, E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç janë shitës në treg dhe janë grindur me një klient për blerjen e ullinjve.

Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 29-vjeçarin.

Burime nga spitali bëjnë me dije se momentalisht i dëmtuari është në sallën e reanimacionit, duke marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka rrezik për jetën.

Ndërkohë, në Komisariatit ndodhen të shoqëruar autorët e dyshuar të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu