Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas e vajzës së mitur, arrestohet 38-vjeçari në Devoll

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 14:19 | Kronikë
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas e vajzës së

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur në Devoll.

I arrestuari është shtetasi me iniciale N.S., banues në fshatin Baban, Devoll. Ndërkohë mësohet se bashkëshortja dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 38 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli