Sondazh: Sa të kënaqur jeni me cilësinë e arsimit në vend?
  • Shumë 10%
  • Pak 14%
  • Aspak 76%

Kërcënohet me jetë ambasadori amerikan në Beograd

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 18:17 | Ballkani
Kërcënohet me jetë ambasadori amerikan në Beograd

Policia serbe bën me dije se ka ndaluar një 50 vjeçar, i cili dyshohet se ka kërcënuar me jetë ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Lajmi u dha nga kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, i cili tha se 50 vjeçari me inicialet S.B. tashmë ndodhet pas hekurave.

I arrestuari kishte shkruar në rrjetet sociale se është “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill”.

Sipas prokurorit, i dyshuari akuzohet për veprën penale “Rrezikimi i personit nën mbrojtje ndërkombëtare”.

Ditari A2 CNN