Mora fjalën, mora vargun, mora plisin për Berlin: destinacioni i kësaj skuadre është si finaliste e Euro 2024.
Nëse popullin kuqezi e kish dehur euforia, 11 të përzgjedhurit e Sylvinho-s ishin me këmbë në tokë, në mbrëmjen më të rëndësishme në euro kualifikueset e këtij sezoni.
Një ndeshje e luajtur në perfeksion, nga rreshtimi strikt te perla e radhës së Asanit, nga klasi i Ramadanit te sprinti Dakut dhe vallëzimi i Seferit. Sylvinho ka bërë magjinë dhe e ka shndërruar këtë skuadër fituese për çdo ndeshje. (A2 Televizion)