Shkëputet një masiv dheu në Prekal, humb jetën drejtuesi i ekskavatorit që po bënte punime në rrugë

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 14:40 | Kronikë
Shkëputet një masiv dheu në Prekal, humb jetën drejtuesi i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Prekal të Shkodrës. Bëhet e ditur se rreth orës 14:30, është shkëputur nga lartësia një masiv dheu që ka zënë poshtë ekskavatorin me drejtues një 56-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur teksa bëheshin punime në një aks rrugor të fshatit Prekal dhe ka rezultuar fatal për drejtuesin e eskavatorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos