Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Rama poston pamjet nga Piramida, ku do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit

Nga A2 CNN
15 Tetor 2023, 19:50 | Politikë
Rama poston pamjet nga Piramida, ku do të mbahet Samiti i Procesit të

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamjet nga brenda Piramidës, ku nesër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.

“Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së”, shkruan Rama.

? Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet Samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së????

Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë është i dhjeti në serinë e mbledhjeve të mbajtura në kuadër të tij (Berlin (2014), Vjenë (2015), Paris (2016), Trieste (2017), Londër  (2018), Poznan (2019) dhe Sofie-Shkup (online për shkak të Covid-19) (2020 dhe 2021), Berlin (2022). Për herë të parë ai do të zhvillohet në një shtet jo-anëtar të Bashkimit Europian, në Shqipëri.

Për mbarëvajtjen e Samitit, bllokimi i lëvizjeve brenda perimetrit të sigurisë rrotull Piramidës nis të dielën.

Lëvizja e lirë do të pengohet edhe në krahun tjetër të piramidës, në rrugën “Papa Gjon Pali” nga ura e këmbësoreve mbi lanë tek Katedralja katolike deri tek stadiumi kombëtar.

Për shkak të shoqërimit të personaliteteve që do të futen në Shqipëri përmes Rinasit, gjatë së hënës do t’u krijohet korridor i lirë duke penguar qarkullimin për mjetet e tjera nga ora 08:00 deri në 12:00 dhe nga ora 15:30 në 20:00 nga aeroporti deri tek ish-sheshi Shqiponja, me tej në unazën e Re deri tek rrethrrotullimi i Saukut dhe gjithë rruga e Elbasanit.

Po ashtu, për personalitetet që do të futën në rrugë tokësore nga Hani i Hotit, apo Morina, do të ketë kufizim të trafikut të automjeteve të tonazhit të rëndë në aksin Shkodër-Lezhë-Milot, Thumanë-Fushë Krujë-Vorë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani