Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Begaj: Moment historik në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 08:22 | Politikë
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Begaj: Moment historik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e ka cilësuar “moment historik” pritjen e liderëve të BE-së për Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet sot në Tiranë. Kreu i shtetit, përmes një postimi në platformën X, uron që diskutimet e ditës së sotme të jenë produktive.

“Pritja e sotme e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë është një moment historik për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonin në tërësi. I mirëpres me ngrohtësi delegacionet e pranishme dhe u uroj atyre diskutime produktive”.

Kujtojmë se një ditë më parë në zyrën e tij, Begaj priti Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës. Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani