Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Biden anulon vizitën në Jordani

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 08:36 | Bota
Biden anulon vizitën në Jordani

Presidenti Joe Biden anuloi vizitën e planifikuar në Jordani pas ndalesës në Izrael si pasojë e një shpërthimi në një spital në Gaza që vrau rreth 500 palestinezë.

“Pas konsultimeve me Mbretin Abdullah të Jordanisë dhe duke marrë parasysh që Presidenti i Autoritetet Palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur ditë zie, Biden vendosi të shtyjë udhëtimin në Jordani dhe takimet e planifikuara”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Biden u nis të martën në mbrëmje drejt Izraelit, ku do të shprehë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Izraelin në luftën kundër militantëve të Hamasit. Pas vizitës në Izrael, Presidenti Biden kishte në plan të shkonte në Jordani për takime me Mbretin Abdullah, Presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, dhe Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë vizitës në Izrael, presidenti Biden do të përsërisë se Hamasi nuk mbështet të drejtën e popullit palestinez për dinjitet dhe vetëvendosje dhe do të diskutojë mbi nevojat humanitare të civilëve në Rripin e Gazës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi