Për vite me radhë Lulzim Basha shfrytëzoi listat e mbyllura për të larguar rivalët dhe zërat kritikë brenda partisë, me qëllim forcimin e pozitave të veta. Por përgjegjësinë ia faturon Sali Berishës dhe Edi Ramës, që miratuan ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Tani pohon se listat e hapura janë ndreqja e dëmit, ndonëse kush do të futet apo jo në listën e kandidatëve për deputetë, përcaktohet përsëri nga kryetari. (A2 Televizion)