Rusia hedh bomba mbi një postë në Kharkiv, të pakten 6 viktima

Nga A2 CNN
22 Tetor 2023, 06:37 | Bota
Rusia hedh bomba mbi një postë në Kharkiv, të pakten 6

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u lënduan si pasojë e një sulmi ajror të Rusisë, në ndërtesën e një poste në rajonin e Kharkivit.

Sipas të dhënave paraprake, sulmi ndodhi rreth orëve të vona të së shtunës, kur një raketë e madhe ra mbi çatinë e postës, duke sjellë dhe shkatërrimin e ndërtesës.

Një zëdhënës i policisë së Ukrainës bën me dije se kjo postë ishte bombarduar për herë të dytë nga rusët që nga nisja e ofensivës, në shkurt të vitit të kaluar.

Punonjësit e postës nuk kishin mundur të shkonin në një vendstrehim pasi sirenat e alarmit ishin aktivizuar vetëm pak sekonda përpara se raketa të godiste ndërtesën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni