Emisari special i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëri një përmbledhje të asaj që diskutoi me udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi gjatë të shtunës. Zyrtari njoftoi se kërkoi nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti që të përmbushin të gjitha detyrimet e marra përsipër në kuadër të dialogut. (A2 Televizion)