Janë zhvilluar këtë të martë ndeshjet e treta në grupet e Champions League, ku surprizat nuk kanë ekzistuar në rezultate. Bayern e Inter ishin dy skuadrat e para që morën fitore në ndeshjet e zhvilluara më herë.
Kampionët e Gjermanisë fituan 1-3 në Turqi ndaj Galatasaray-t, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës së ardhshme. Po ashtu, edhe Interi nuk ka gabuar në Milano ku ka fituar 2-1 ndaj Salzburg, ndeshje në të cilën u aktivizua në fund edhe Kristjan Asllani, por pa mundur të lërë gjurmë.
Më pas, ishte radha e Real Madrid të merrte fitoren e tretë në grup, duke mundur në transfertë 1-2 Bragën.
Manchester United krijoi shumë ndaj FC Copenhagen, por arriti të realizojë vetëm një gol në këtë sfidë duke rrëmbyer pikët e plota. Arsenali mori një fitore të madhe teksa triumfoi 1-2 në transfertë ndaj Sevilla-s. Fitore minimale morën e kampionët e Italisë, Napoli, në Gjermani ndaj Union Berlin. (A2 Televizion)