FIFA ka dalë me një njoftim ku bën me dije datat e reja për zhvillimin e ndeshjeve eliminatore ku është përfshirë kombëtarja e Izraelit, të cilat u anuluan për shkak të luftimeve që përfshinë këtë vend.
Kështu, FIFA së bashku me UEFA pasi kanë riparë kalendarin vendosën që këto takime të luhen në mesin e muajit nëntor.
Fillimisht, me nisjen e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, FIFA anuloi ndeshjen me Zvicrën dhe më pas atë me Kosovën.
Ndërsa tani, me datat e reja ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, që do të luhet më 12 nëntor, teksa Zvicra do të përballet me Izraelin tri ditë më vonë.
“Në konsultim me skuadrat e përfshira, ndeshjet janë riorganizuar sa më afër dritareve ekzistuese ndërkombëtare të nëntorit, kështu Kosova do të luajë kundër Izraelit në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e UEFA EURO 2024 në 12 nëntor 2023”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
Aktualisht Kosova renditet në vendin e katërt në Grupin I të eliminatorëve me 7 pikë të grumbulluara, teksa Izraeli është një vend më sipër me 11 pikë. (A2 Televizion)