“Nuk u miratua me shumicë të cilësuar”, Presidenti kthen për rishqyrtim në kuvend ligjin për shtetësinë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 16:38 | Aktualitet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka rikthyer për shqyrtim në parlament ndryshimet në ligjin për shtetësinë. Në arsyetimin e kreut të shtetit thuhet se ky ligj nuk është miratuar sipas kushtetutës, e cila parashikon miratimin me shumicë të cilësuar. “Për një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, këto amendamente nuk e kanë marrë numrin e kërkuar të votave dhe nuk mund të quhen të miratuara”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu