PSG-Milan, supersfida e mbrëmjes në Champions League

Nga A2 CNN
25 Tetor 2023, 12:02 | Futboll
PSG-Milan, supersfida e mbrëmjes në Champions League

Edhe kjo e mërkurë rezeveron të tjera emocione në arenën e madhe të Champions League. Vëmendja është te superndeshja Paris Saint Germain-Milan, në “Parc De Princes”.

Në “Grupin e Ferrit”, llogaritë janë ende të hapura dhe një fitore e mundshme për secilën skuadër do të ishte shumë e rëndësishme. Te Parisi mungojnë Kimpembe dhe Mendes, ndërsa te kuqezinjtë Chukwueze, Okafor dhe Loftus-Cheek.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Newcastle pret në shtëpi Borussia Dortmund.

Në anën tjetër, kampionët në fuqi të Manchester City luajnë ndaj zvicerianëve të Young Boys, ndërsa grupin G e kompleton sfida Leipzig-Crvena Zvezda. Antwerp, ku luan dhe futbollisti i kombëtares shqiptare Arbnor Muja, përballet me Porton, kundërshtarin më të fortë në grup dhe shqiptari pritet ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë.

Barcelona luan përballë Shakhtar Donetsk, ndërsa Lazio udhëton në Holandë përballë Feyenoord.

A2 CNN Livestream

A2 Business