5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta - 09/12/2022

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 14:39 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t’u lexuar në 5 minuta - 09/12/2022

Samiti historik BE-Ballkani Perëndimor

Të martën u zhvillua në Shqipëri Samiti BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike pasi për herë të parë një samit i unionit u mbajt në një shtet joanëtar. Në samit u konfirmua edhe një herë mbështetja për Ukrainën, integrimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe mbështetja për rajonin me 1 miliardë euro. Gjithashtu, në samit u nënshkrua marrëveshja për shërbimin “roaming” mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Ulja e tarifave nis nga viti 2023, ndërsa zerimi i tyre parashikohet të ndodhë në vitin 2024 (Lexo të plotë)

https://a2news.com/2022/12/07/firmoset-marreveshja-roaming-balluku-zbatimi-me-1-tetor-2023-presim-paketa-ndihmese-per-energjine/

Sulmohet Sali Berisha

Në ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një person goditi me grusht Sali Berishën, teksa ai dhe Ilir Meta me mbështetësit e tyre po shkonin në vendin ku do të zhvillohej protesta e opozitës. Berisha akuzoi Ramën si porositës të sulmit. (Video e sulmit)

Yuri Kim, “Mission completed”

Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Ambasadorja Kim e nisi mandatin në janar të vitit 2020 dhe tashmë pas 3 vitesh ajo do të duhet të largohet me përfundimin e tij. MEPJ ndonëse konfirmon në këtë mënyrë largimin e diplomates së propozuar nga Donald Trump nuk jep detaje se kush do të jetë pasuesi i saj. (Mëso më shumë)

Duke komentuar zhvillimin, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se Kim u trajtua “si limon i shtrydhur”. Ai shtoi se “në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, nuk ka pasur ndonjëherë një diplomat amerikan që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane më shumë se Yuri Kim”. (Lexo të plotë)

https://a2news.com/2022/12/09/flakja-e-nje-limoni-te-shtrydhur-berisha-komenton-njoftimin-e-ministrise-se-jashtme-per-yuri-kim/

Efektet e “6 Dhjetorit”: Arritja politike e Samitit mund të shndërrohet në fitore afatgjatë ekonomike

Arritja politike e Samitit që bëri bashkë në Tiranë drejtuesit e vendeve të Bashkimit Europian me ata të Ballkanit Perëndimor, mund të shndërrohet në një fitore afatgjatë ekonomike. (Lexo të plotë)

https://a2news.com/2022/12/06/efektet-e-6-dhjetorit-arritja-politike-e-samitit-mund-te-shnderrohet-ne-fitore-afatgjate-ekonomike/

Dështon grushti i shtetit në Gjermani

Opinioni gjerman u trondit nga lajmi i arrestimit të të paktën 25 personave në të gjithë Gjermaninë që akuzohen se po organizonin një grusht shteti të mirëfilltë. Politikanë, gjykatës, eksponentë të forcave speciale gjermane, të gjithë së bashku me objektivin për të përmbysur qeverinë e kryeministrit Olaf Scholz, ndërsa u përfol për përfshirjen edhe të një shtetasi rus. (Lexo më shumë)

Bota në një javë

https://youtu.be/dHHftSQvifE

Parashikimi i motit për fundjavën, nga Tanja Porja, meteorologe e A2 CNN

https://youtu.be/LxMC5tl2VkY

Çmimi i karburanteve

Nafta, 198 lekë/litri

Benzina, 180 lekë/litri

Gazi, 69 lekë/litri

Bordi i Transparencës, 8 dhjetor 2022

Videot që nuk duhet t’i humbni

Mesazhet pas gjuhës së trupit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

https://youtu.be/LFP8RawPryw

Prezantohet avioni bombardues ultramodern i ushtrisë amerikane (A2 Televizion)

https://youtu.be/zAhUv13aWgw

A2 CNN Livestream

Latest Videos