A duhet të shqetësohemi? Inteligjenca artificiale “po ngjall” të vdekurit dhe të zhdukurit

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 18:39 | Bota
A duhet të shqetësohemi? Inteligjenca artificiale “po

Inteligjenca artificiale supozohet që të jetë në të mirë të njerëzimit, por ka disa raste, që nuk është kështu. Së fundmi, IA po përdoret për t'u dhënë zë fëmijëve të vdekur ose të zhdukur. Dhe ky është një problem.

“Përshëndetje, emri im është James Bulger. Nëse nëna ime do të kishte kthyer djathtas, unë do të isha gjallë sot. Fatkeqësisht, ajo u kthye majtas”, këto janë fjalët e thëna nga një vogëlush 2-vjeçar i cili u rrëmbye në vitin 1993 në Angli ndërsa nëna e tij po paguante në arkën e supermarketit. Është gjetur kjo frazë pasi nëna e tij në një intervistë ka deklaruar se nëse do të kishte parë në të djathtë, do të kishte parë personat që ia rrëmbyen djalin, të cilin më vonë e torturuan dhe e vranë.

Pra IA merr foton e tij, e realizon si video duke thënë fjalë nga më të ndryshmet, e duke i bërë të zhdukurit ose viktima si të gjallë.

TikTok hoqi videon e vogëlushit James, duke thënë se "nuk kishte vend" për video të tilla në platformën e tyre dhe se ata do të vazhdojnë të heqin postime të ngjashme - por ajo është ende e disponueshme në YouTube. Nëna e tij tha për Daily Mirror se e gjitha kjo është “e neveritshme”.

“Nuk ka arsye për të përdorur fytyrën dhe lëvizjen e gojës së një fëmije që nuk është më këtu, të cilin na e kanë marrë me dhunë”, tha ajo.

IA e mbron këtë veprim, duke thënë se do të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen. Ekspertët, megjithatë, janë të shqetësuar për zhvillimin e kësaj tendence, pasi argumentojnë se përveçse mund të jetë fyese për kujtesën e viktimave, mund të shkaktojë përhapjen e informacionit të rremë për rastet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi