Aksident me dy të lënduar në nënkalimin e Novoselës

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 20:42 | Aktualitet

Një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të nënkalimit të Novoselës duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Si pasojë e dëmtimeve, shoferi i automjetit dhe një pasagjere janë dërguar në spitalin e Vlorës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa policia ka kryer tashmë hetimet e para.

Rreth orës 16:40 , në qendër të fshatit “Novoselë”, automjeti tip Benz me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi M. M., 20 vjeç, me të cilin udhëtonte dhe një shtetas tjetër, të dy  banues në Novoselë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 20-vjeçari  dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në  Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Vetëm tre ditë më parë në afërsi të nënkalimit ndodhi një aksident ku u përfshinë tre automjete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos