Aksident me dy të plagosur në Krujë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 08:38 | Kronikë
Aksident me dy të plagosur në Krujë

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Derven të Krujës.

Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos