Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 në afërsi të Mulletit, pikërisht në aksin Tiranë-Elbasan, ku si pasojë e një përplasje me një automjet ka ndërruar jetë një person.
Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, shtetasi B.B. është marrë në pyetje.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)