Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm te diga e Liqenit.
Një makinë tip BMW është përplasur me bordurat e digës dhe menjëherë pas aksidentit shoferi, ende i paidentifikuar, është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga sa mësohet, BMW-ja ka qenë me shpejtësi të madhe dhe nga rruga e Kosovarëve ka ngjitur digën duke përfunduar te shëtitorja.
Siç mund të shihet edhe në fotot e bëra publike në rrjetet sociale nga gazetari Granit Sokolaj, makina ka qenë pa targa, ndërsa fatmirësisht në ato momente nuk ka pasur asnjë kalimtar pasi nuk raportohet për të lënduar.


