Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Zjarri përfshin masivin pyjor në Arrzë të Kolonjës, në kufi me Greqinë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 14:03 | Aktualitet

Zjarri ka përfshirë një pjesë të masivit pyjor në Arrzë, në afërsi të piramidës numër 9 në Kolonjë, në kufi me Greqinë.

Zjarri ka nisur prej mbrëmjes së djeshme por vu nën kontroll mëngjesin e sotëm. Ndërkohë që vetëm para pak minutash zjarri është riaktivizuar, për shkak të temperaturave të larta.

Terreni është tejet i vështirë, çka e bën të pamundur arritjen e mjeteve zjarrfikëse në vendin ku ka rënë zjarri, ndaj po punohet me mjete rrethanore për vënien përsëri në kontroll të flakëve dhe fikjen totale të tij.

Sipërfaqja e djegur mendohet të jetë rreth 5 hektarë, kryesisht shkurre, Ah,Dushk dhe Pisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu