I riu në Kukës i vjedh babait 60 mijë lekë, arrestohet nga policia

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 10:58 | Aktualitet
I riu në Kukës i vjedh babait 60 mijë lekë, arrestohet nga

Një baba është detyruar që të shkojë në dyert e Policisë së Kukësit, për të denoncuar të birin e tij, pasi i kishte vjedhur paratë në shtëpi. I riu, Sh. M., 34-vjeç kishte vjedhur nga shtëpia 60 mijë lekë. Pas denoncimit të të atit, Policia i vuri prangat e  ndërsa i gjeti me vete edhe 40 mijë lekë nga 60 mijë lekët që kishte vjedhur.

Ndërkohë, referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, i riu pak ditë më parë kishte vjedhur një banesë tjetër 70 000 lekë, 500 euro dhe disa bizhuteri floriri.

Ndërkohë, vijojnë hetimet nëse është përfshirë në një tjetër vjedhje banese.

"Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Next room", kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

I vodhi 60 000 lekë, babait të tij, në banesën e tyre, kapet dhe arrestohet 34-vjeçari dhe i sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura.

Disa ditë më parë, ky shtetas vodhi shuma parash dhe bizhuteri floriri, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera pas kallëzimit të një shtetasi se djali i tij i kishte vjedhur në banesën e tyre, një shumë parash, është finalizuar operacioni policor i koduar "Next room", në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Sh. M., 34 vjeç, banues në Kukës.

Në momentin e arrestimit, 34-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan, 40 000 lekë që dyshohet se ia ka vjedhur babait të tij, në banesën e tyre.

Nga hetimet rezulton se disa ditë më parë, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit, shtetasi Sh. M. ka vjedhur 70 000 lekë, 500 euro dhe disa bizhuteri floriri.

Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme". (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos