Një 23-vjeçar është kthyer në “makthin” e pasagjerëve që po linin vendin tonë nga Aeroporti “Nënë Tereza”. I riu ishte i dehur dhe është konfliktuar me pasagjerët në avion.
Për rrjedhojë punonjësit e linjës së fluturimin kanë njoftuar Policinë, të cilët kanë shkuar që ta arrestojnë, por 23-vjeçari i ka kundërshtuar me dhunë.
Megjithatë, aventura e tij ka zgjatur pak, pasi uniformat blu I kanë vënë prangat.
“Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos e shoqëruar, pasi në gjendje të dehur, shqetësoi pasagjerët në avion dhe u konfliktua me ta, arrestohet 23-vjeçari. Është arrestuar në flagrancë shtetasi E. N., 23 vjeç, pasi në mesnatë, kanë njoftuar punonjësit e një linje fluturimi, në hyrje të vendit, se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, po konfliktohej me pasagjerët në avion. Menjëherë pas njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë neutralizuar shtetasin E. N. 23-vjeçari, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, efektivët”. (A2 Televizion)
Njoftimi i Policia