Një 61-vjeçar nga Koreja e Jugut i cili ishte në kërkim për krijimin e një firme penale, është vënë në pranga në Aeroportin e Rinasit.
Ndonëse ishte në kërkim, ai kishte shkuar vetë në aeroport për të pritur bashkëshorten e tij, e cila po vinte në Tiranë nga Dubai. Bëhet fjalë për 61-vjeçari me inicialet S. M..
Ky i fundit për një periudhë prej 27 mars 2016 - 7 nëntor 2020 ka mashtruar 2156 shtetas. Dëmi kap vlerën 28 mln euro.
"Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Pritja”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni “Pritja”, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës, Policisë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Kapet dhe vihet në pranga, në afërsi të aeroportit të Rinasit, 61-vjeçari nga Koreja e Jugut, i akuzuar për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare.
61-vjeçari po priste në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe strukturat policore vendore, një tjetër operacion policor, i koduar “Pritja”, është finalizuar falë inteligjencës policore dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit.
Si rezultat i operacionit, FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në afërsi të aeroportit të Rinasit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
S. M., 61 vjeç, pasi Gjykata e Seoulit, Koreja e Jugut, me vendimin e datës 24.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut. Shtetasi S. M.".
Njoftimi i Policisë së Shtetit
(A2 Televizion)