Beleri mbetet në burg, avokati: Kryebashkiaku i zgjedhur po mbahet politikisht në qeli

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 11:11 | Aktualitet
Beleri mbetet në burg, avokati: Kryebashkiaku i zgjedhur po mbahet

Fredi Beleri, kryebashkiku i zgjedhur i Himarës në procesin zgjedhor të 14 majit, vetëm dy ditë pasi u arrestua si i dyshuar për “korrupsion në zgjedhje” do të vijojë të qëndrojë në qeli.

GJKKO vendosi të rrëzojë kërkesën e radhës së Belerit për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtarja Fjorela Davidhi vlerësoi se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë ligjore, që mund të diktonte ndryshimin e masës së sigurisë për Belerin. I zgjedhuri për drejtimin e Himarës, që prej disa muajsh qëndron në Spitalin e Burgjeve për shkak të problemeve me shëndetin ishte prezent në gjyq.

Përmes avokatit, ai pretendoi pavlefshmëri të disa prej akteve të dosjes. Më tej, Beleri përsëriti qëndrimin e mbajtur në vijimësi nga momenti i arrestimit, për prapavijë politike të procesit kundër tij.

Dosja ndaj Belerit dhe të bashkëpandehurit të tij Pandeli Kokaveshi pret nisjen e shqyrtimit në Gjykatën e Posaçme. Sipas SPAK, Beleri ika premtuar një qytetari shuma monetare nga 50 euro për votues në favor të tij në zgjedhjet e 14 majit, si edhe një shpërblim prej 300 euro për të. Gjatë hetimit është dokumentuar edhe se Pandeli Kokaveshi i ka dorëzuar këtij personi një shumë prej 40 mijë lekë për 8 vota.

https://a2news.com/2023/08/15/rama-reagon-per-protesten-ne-himare-politizim-i-nje-ceshtjeje-te-drejtesise-shqiptare/
https://a2news.com/2023/08/11/deputeti-grek-takon-ne-burg-fredi-belerin-pse-qeveria-po-e-ndalon-qe-te-betohet/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi