Familja pretendon se është vrarë e grabitur, Policia e Vlorës: 63-vjeçari s’ka shenja dhune! Pësoi aksident

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 12:23 | Aktualitet
Familja pretendon se është vrarë e grabitur, Policia e

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për vdekjen e Nadir Gjatës, 63-vjeç në qytetin e Vlorës. Përtej pretendimeve të familjarëve se viktima ishte goditur pas koke, ekspertiza mjekoligjore e hedh poshtë këtë pretendim.

Sipas tyre, nga kqyrja e trupit nuk ka shenja dhune, duke përjashtuar mundësinë e vrasjes. Në njoftimin zyrtar thuhet se, 63-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas policisë, 63-vjeçari Nadir Gjata rreth orës 04:00 të mëngjesit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një taksi të parkuar, i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me taksinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë, Policia nuk jep asnjë detaj mbi një çantë prej 10 mijë euro, që familja pretendonte se viktima e kishte me vete, por që sipas tyre ia kanë marrë.

"Më datë 21.08.2023, rreth orës 04:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja”, shtetasi N. GJ., 63 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe po bashkëpunohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit". (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë
https://a2news.com/2023/08/21/gjendet-i-vdekur-punonjesi-i-portit-te-vlores-familjaret-eshte-goditur-pas-koke-i-kane-marre-canten-me-10-mije-euro/

A2 CNN Livestream

Latest Videos