Akuza për korrupsion, Zelensky shkarkon shefat rajonalë që merreshin me rekrutimet në ushtri

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 15:53 | Bota
Akuza për korrupsion, Zelensky shkarkon shefat rajonalë që

Sikur të mos mjaftonte lufta, Ukraina po përballet edhe me korrupsion në shumë hallka të funksionim të shtetit. E në këtë kuadër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar ditën e sotme shkarkimin e të gjithë zyrtarëve rajonalë të ngarkuar me rekrutimin e ushtrisë. Ky vendim është marrë sipas Zelensky-t për të çrrënjohur një sistem korrupsioni që ishte ndërtuar,.

"Pasurim i paligjshëm, legalizim i fondeve të përfituara ilegalisht, fitime të paligjshme, transport i paligjshëm përtej kufirit të rekrutëve. Zgjidhja jonë: le të shkarkojmë të gjithë komisarët ushtarakë", njoftoi Zelensky në Telegram.

Ai nuk ka dhënë të tjera detaje, e ndërsa kjo është një situatë me të cilën kreu i shtetit është përballur edhe më herët në Ukrainën që po lufton për çlirimin e territorit të saj. Më herët, një numër zyrtarësh të lartë ukrainas dhanë dorëheqjen dhe disa të tjerë u shkarkuan mes një skandali korrupsioni në rritje të lidhur me prokurimin e furnizimeve të kohës së luftës, në ndryshimin më të madh të qeverisë që nga fillimi i pushtimit rus.

Ukraina ka pasur një histori të gjatë korrupsioni, ku Transparency International e rendit atë në vendin e 122 nga 180 vende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos