“Kina duhet të nisë hetime kundër Biden”. Donald Trump i bëri thirrje një tjetër fuqie botërore të hetojë rivalin e tij politik, këtë herë përpara kamerave, dhe pikërisht ndërsa përballet me mundësinë e impeachment, pasi bëri të njëjtën kërkesë në një dyer të mbyllura.
”Po të isha unë, do të kisha rekomanduar nisjen e hetimeve për Joe Biden dhe djalin e tij, pasi nuk ka asnjë dyshim që ata janë të përlyer”, deklaroi Trump përballë gazetarëve.
Thirrja ndaj Kinës për të hetuar lidhjet e biznesit të Hunter Biden solli në kujtesë kërkesën e bërë Rusisë gjatë fushatës së 2016-tës, lidhur me emaliet e Hillary Clinton, “Rusi, nëse je duke dëgjuar”.
E megjithatë Trump tha se ende nuk e kishte diskutuar çështjen me presidentin kinez. “Nuk kam diskutuar ende por me siguri që është diçka që duhet menduar”, tha ai.
Trump akuzon Joe Biden dhe djalin e tij Hunter për korrupsion në lidhjet politike e të biznesit me Ukrainën dhe Kinën, por nuk ofron prova për ta konfirmuar këtë. Një zëdhënëse e fushatës së Biden u kundërpërgjigj se po kapet pas teorive të dëshpëruara konspiracioni, që janë hedhur nga institucionet të pavarura e të besueshme.
Ndërkaq ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Kurt Volker, u bë dëshmitari i parë që doli para Kongresi, si pjesë e hetimeve kundër Trump. Volker përmendej në raportin e informatorit anonim lidhur me bisedën telefonike Trump-Zelensky, dhe thuhet të jetë takuar më presidentin ukrainas menjëherë pas telefonatës. Voker dha dorëheqjen pas publikimit të raportit. (A2 Televizion)