Akuzoi Veliajn për shpifje, GJKKO pushon padinë e Bashës

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 11:55 | Aktualitet
Akuzoi Veliajn për shpifje, GJKKO pushon padinë e Bashës

Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë për "shpifje" të bërë nga Lulzim Basha kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është paraqitur as Basha dhe as avokatët e tij.

Në padi argumentohej se Veliaj, si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin Bashës.

Padia konsideronte si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se: Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi, gjatë tërmetit dhe pandemisë, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se ka ndërtuar pa leje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/03/pd-padit-erion-veliajn-per-shpifje-po-e-ben-qellimisht-per-te-perfituar-ne-zgjedhje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos