Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 15:38 | Aktualitet
Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK

Me 5 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi prokurorin Altin Dumani si kreun e ri të SPAK, për një mandat trevjeçar. Dumani pason në detyrë Arben Krajën, i cili ishte kreu i parë i SPAK, një institucion i ri i formuar si rezultat i Reformës në Drejtësi, për të hetuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.

https://youtu.be/KTgc5IixmP0

Arben Krajës i përfundon mandati zyrtarisht më 18 dhjetor, më tej ai vijon punën si prokuror i SPAK për një mandat 9-vjeçar.

Kandidati Edvin Kondili mori 4 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm 1 votë.

Dumani kaloi vetingun në vitin 2019, duke rezultuar i pastër në të tre shtyllat e verifikimit të vetting-ut: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Në dhjetor të vitit 2019, në votimin e parë për kreun e SPAK, Dumani u rendit i dyti në votimin e KLP-së, duke marrë 4 vota, 2 më pak se Arben Kraja, që do të drejtonte instititucion kryesor të akuzës në vend për 3 vitet në vijim.

Vijon...

https://a2news.com/2022/12/16/dumani-per-kreun-e-ri-te-spak-ne-jemi-miq-dhe-shoke-packa-se-cili-do-jete-drejtuesi/

A2 CNN Livestream

Parashikimi i motit