Kreu i ri i SPAK, Yuri Kim: Zgjedhja të bëhet mbi kritere, jo favore dhe kërcënime

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 15:24 | Aktualitet
Kreu i ri i SPAK, Yuri Kim: Zgjedhja të bëhet mbi kritere, jo favore

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shpjegoi pse ishte e pranishme në Polin e Drejtësisë, për të ndjekur intervistat për kreun e ri të SPAK.

“Ky është vërtet një momenti i rëndësishëm për SPAK. Erdha pikërisht për këtë, për të theksuar që ky është një moment i rëndësishëm. Sepse ajo që është e rëndësishme për këtë tranzicion është integriteti i procesit. Nuk jam këtu për të thënë se kë duhet apo nuk duhet të votojnë. Nuk ka mesazhe të fshehta, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë të drejta me popullin shqiptar”, tha Kim.

“Të tre kandidatët janë shumë të mirë dhe zgjedhja është e vështirë. Baza e këtij vendimi duhet të jetë mbi faktet. Nuk duhet të bazohet nga perceptimi i kërcënimeve apo premtimet për favore. Kjo do të thyente integritetin e procesit.

Është e rëndësishme edhe që ai që zgjidhet të dijë se është zgjedhur mbi kriteret, jo premtimet për favore, sepse në këtë mënyrë do të ishte një njeri që i detyrohet diçka ndokujt. Kushdo që zgjidhet duhet të mendojë se pronari i tij i vetëm është ligji”.

https://a2news.com/2022/12/16/gara-per-spak-yuri-kim-ndjek-procesin-nga-afer/

Vijon...

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli