Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar këtë të premte me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Arben Kingjin.
“Faleminderit për takimin produktiv këtë mëngjes për të rishikuar përparimet historike për përforcimin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA në fushën e mbrojtjes”, shkroi Kim në Twitter pas takimit.
“2022-shi shënon vitin e parë të pranisë së qëndrueshme ushtarake amerikane në Shqipëri. Mezi presim të punojmë ngushtësisht me Shqipërinë në vitin 2022 për të siguruar që mbështetja e Shteteve të Bashkuara për stërvitjen dhe pajisjet plotëson nevojat e Shqipërisë, si dhe kërkesat e kapaciteteve të NATO-s. Gjithashtu mezi po presim për stërvitjen e përbashkët Defender Europe 2023. Jemi krenar që si gjithmonë jemi krah për krah”. (A2 Televizion)